Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Analiza e Ramush Haradinajt për qeverinë Kurti

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë një analizë të gjatë të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, qeveria Kurti është qeveri që ka mbushur shpejt arkën dhe ka shtjerrë burimet.

Po ashtu, Haradinaj pretendon se qeveria Kurti është duke frikësuar kapitalin vendor dhe është duke krijuar armiqësi me sektorin privat në vend.

Madje, Haradinaj e ka akuzuar qeverinë Kurti për “luftë kundër UÇK-së”.

Ndërsa në kuadër të politikës së jashtme, Haradinaj thotë qe kjo qeveri është duke u frikësuar nga dialogu dhe nga Amerika.