Blerim Vela
Analisti Blerim Vela: Ky është zhvleftësim masiv i zgjedhjeve
Analisti Blerim Vela përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka reaguar pas publikimi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Vela ka shkruar se sot janë ndërruar rregullat e lojës në politikë, por sipas tij pa ndryshim të Kushtetutës.
Tutje, Vela ka shkruar se po ashtu po krijohet hapësira që akterë politikë dhe ekonomikë pa qenë fare pjesë e procesit, të udhëheqin me pushtetin
Ky është shkrimi i tij:
“Sot janë ndërruar rregullat e lojës në politikë, por pa ndryshim të Kushtetutës. Ky është zhvleftësim masiv i zgjedhjeve si garë mes partive politike dhe si proces që përcakton se kush udhëheq me qeverinë. Vendim-marrja reale nuk buron nga kutitë e votimit, por nga marrëveshjet politike jashtë institucioneve. Po ashtu, sot po krijohet hapësira që akterë politik/ekonomik, pa qenë fare pjesë e procesit zgjedhor, nesër të udhëheqin me pushtetin ekzekutiv përmes ‘blerjes’ së votës në Kuvend. Mjafton të kenë para dhe gjahu ndaj deputetëve fillon”.