Fatos Ameti

Ameti: Kompanitë duhet të investojnë në studentët pas pranimit në punë

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për potencialin e Kosovës në fushën e teknologjisë së informacionit.

Fatos Ameti, shef ekzekutiv në kompaninë e teknologjisë ‘Sonnecto’, thotë se shumë kompani duhet të investojnë në studentët që i pranojnë në punë pas studimeve në fushën e teknologjisë.

“Edhe për punë edhe për punëtorë ka probleme. Për punëtorë, kemi rini por nuk kemi të trajnuar mirë. Por çka është interesante që është duke ndodhë në Kosovë është që shumica e kompanive janë duke hapë akademi brenda kompanive të veta dhe kjo po bëhet duke pasur parasysh që ka mungesë të universiteteve apo institucioneve që i trajnojnë ata studentë”, tha Ameti në ‘Kallxo Përnime’.