Amerikë, gruaja lind foshnjen në aeroplan gjatë fluturimit

Një grua ka lindur një foshnje të shëndetshme në një tualet të aeroplanit gjatë një fluturimi të linjës ajrore Frontier Airlines, raporton CNN.

Pasagjerja kishte filluar lindjen e hershme gjatë fluturimit nga Denveri në Orlando në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet e ditur në një postim të kompanisë Frontier Airlines.

Stjuardesa Diana Giraldo kishte shkuar në tualet për të ndihmuar pasagjeren në lindjen e foshnjës.

Kapiteni Chris Nye i cili po pilotonte avionin kishte deklaruar se aeroplani devijoi për në aeroportin Pensacola të Floridës për të vazhduar me pas në Orlando pasi nëna dhe foshnja ishin në gjendje të zbrisnin me ndihmën e personelit mjekësor.

“I gjithë ekipi me të vërtetë bëri një punë të shkëlqyer,” ka thënë Nye.

Ndonëse emri dhe gjinia e foshnjës nuk janë bërë publike, Frontier zbuloi se emri i mesëm i të porsalindurit është Sky (Qielli në shqip) për shkak të kushteve të pazakonta të lindjes së tij.