Amerikani akuzohet se e la gjyshen në frigorifer deri sa ajo vdiq

Policia thotë se një burrë nga Georgia veriperëndimore të SHBA-së e ka vrarë gjyshen e tij dhe e ka futur në frigorifer perderisa ajo ishte ende gjallë.

Policia e qarkut Floyd të Georgias zbuloi trupin e Doris Cumming, 82 vjeçare, të enjten vonë në shtëpinë që ajo ndante bashkë me nipin e saj, 29-vjeçarin Robert Keith Tincher III, raporton ABC News.

Tincher u akuzua për vrasje dhe fshehje të vdekjes së gjyshes. Ai është i burgosur në Romë. Është e paqartë nëse ai ka një avokat që mund të flas në emër të tij.

Policia tha se familja e Cumming (të ndjerës) besonte se ajo ishte zhvendosur jashtë shtetit, por u shqetësuan pasi nuk dëgjuan asgjë nga ajo dhe raportuan se ajo mund të ishte zhdukur.

Policia tha se Cumming u plagos në dhjetor dhe se në vend që t’i ofronte kujdesin mjekësor, Tincher e tërhoqi zvarrë nëpër shtëpi.

Akuzat penale thonë se Tincher “dëgjoi dhe pa shumë kocka të thyheshin.” Ai më pas e mbështolli atë në qese plastike dhe e vendosi në një frigorifer të madh, me akuzat që Tincher “pranoi se shpina e saj ishte thyer në frigorifer”. Akuzat thonë se nuk ka pasur “asnjë grindje apo provokim” që çoi në vrasje.

“Nga ajo që ne përcaktuam, në atë kohë, ai besonte se ajo ishte ende duke marrë frymë dhe kishte disa lëvizje në kohën kur ajo po futej në frigorifer”, tha hetuesi i qarkut Floyd, Brittany Werner.

Tincher vazhdoi të jetonte në shtëpi me trupin brenda frigoriferit për muaj të tërë, por e zhvendosi atë në një njësi magazinimi në mars, nga frika se mund të gjendej trupi i Cumming.

Werner tha se Tincher i tha policisë se ai nuk e thirri 911 sepse kërkohej për arrestim për shkak të kërcënimeve terroriste të bëra në vitin 2018 kundër gruas së tij.

Tincher u tha hetuesve se sa shumë e donte gjyshen e tij.

“Ai tha se ajo ishte e vetmja anëtare e familjes që i dha atij mirësjelljen, dashurinë dhe vëmendjen që i nevojitej”, tha Werner.

Byroja e Hetimit në Gjeorgji po kryen një autopsi për të përcaktuar shkakun dhe kohën e vdekjes së Cumming.