Amerikanët e zgjedhin sot presidentin e ri

Pritjes i erdhi fundi. Amerikanët do të votojnë sot pas një fushate presidenciale që shumëkush e ka vlerësuar si më të errëtën në historinë e re politike. Në orët e fundit, kandidatët, stafi i tyre dhe dhjetëra mija vullnetarë kanë bërë fushatë kudo që kanë mundur në një garë fort të ngushtë dhe që kanë vënë vendin në siklet të madh, shkruan gazeta “The New York Times”.

Donald Trumpi ka mbajtur një fjalim prej 90 minutash, plot zemërim në Karolinën Veriore, përderisa Kamala Harris ka fokusuar krejt energjinë në Pensilvani, më i madhi prej shtatë shteteve të fushëbetejës që do ta përcaktojnë emrin e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trumpi ka vazhduar ta përshkruajë vendin me fjalë të liga dhe shpesh ka përmendur krimin dhe imigracionin.

Harrisi ka spikatur temën e unitetit dhe ka folur për fuqizimin e ekonomisë dhe rikthimin e të drejtave federale të abortit.

Gazeta njujorkeze raporton se bazuar në intervista në shumë pjesë të vendit, në mesin e amerikanëve shihet se ka një humor jo fort të mirë për shkak të zgjedhjeve.

Numërimi i votave do të vazhdojë edhe pas natës së zgjedhjeve dhe përcaktimi i rezultatit të garës zgjedhore mund të vonohet gjithashtu.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com