Amir Zukiq

Amerika fut në listë të zezë ish-politikanin boshnjak për korrupsion

Ish-zyrtari i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Amir Zukiq, i është bashkuar një liste të gjatë të politikanëve nga Bosnja dhe ish republikat e tjera jugosllave në listën e zezë nga SHBA-ja për korrupsion, raporton Balkan Insight.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka renditur në listën e zezë Amir ZukiqIN, një ish-zyrtar i lartë që njihet për të keq i Partisë kryesore Boshnjake të Veprimit Demokratik, SDA, për përfshirje në korrupsion.

Zukiq, i cili kishte shërbyer si anëtar i parlamentit të entitetit të Federatës së Bosnjës për SDA dhe si sekretar i përgjithshëm i partisë, ka qenë në gjyq për akuzën e përfshirjes në punësim të paligjshëm të sektorit publik që nga viti 2018, pas arrestimit të tij një vit më parë.

“Në cilësinë e tij si zyrtar Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, FBiH, dhe si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Veprimit Demokratik, SDA, Zukiq u përfshi në akte korruptive që dëmtuan sundimin e ligjit në Bosnje dhe Hercegovinë,” tha një deklaratë e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.