FOTO - SkyNews-vaccine-covid-19-coronavirus

Amerika, mbi 1 milion raste aktive me COVID-19

Amerika është vendi i parë në botë me persona të infektuar me coronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Amerikë janë shënuar 4,124 raste të reja dhe 275 viktima.

Në total, numri i personave të infektuar me coronavirus në ShBA është 1,296,747 dhe 77,185 viktima. Kurse, numri i personave të shëruar në nivel vendi është 218,833

Ndërsa, numri i rasteve aktive në Amerikë është 1,000,729.

Kurse, në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 3,954,663, prej tyre 271,989 viktima dhe 1,361,767 të shëruar.