AME: Situatë më e rënduar nga vërshimet është në rajonin e Dukagjinit

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka dalë me raport pas situatës së sotme me vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura të shit.

AME thotë se situata me e rënduar është paraqitur në rajonin e Dukagjinit dhe se ka dëme të ndryshme nga vërshimet.

“Mbështetur në të dhënat nga QOE-112 dhe Drejtorit Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim , situata më e renduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit, ku kemi dëmi të ndryshme nga vërshimet. Situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Operative Emergjente të AME-se.Të vërshuara nga reshjet atmosferike me intensitet më te ulët, janë edhe regjionet tjera të cilat janë nën menaxhim dhe në monitorim të plotë nga QOE-112”- thuhet në njoftim.

AME thotë se pas krijimit të situatës, është ngritur niveli i gatishmërisë emergjent.

“Pas krijimit të situatës në teren nga të reshurat atmosferike, është ngrite niveli i gatishmërisë emergjente. I gjithë kapaciteti reagues nga niveli lokal dhe i AME-së është vënë në veprim, ku rrjedhimisht edhe situata aktuale paraqitet si në vijim”-bëhet e ditur në njoftim.

Sipas vlerësimit dhe në koordinim me drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, AME ka ngritur nivelin e gatishmërisë.

“Ngritja e gatishmërisë emergjente të QOE – 112 në tërë Kosovën; Në të gjitha NJPZSH, gjithashtu është ngrit shkalla e gatishmërisë, përforcimi me ekipe shtesë të cilat janë dukë u angazhuar në teren sipas gjendjes aktuale dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë; Grumbullimi i të të dhënave mbi situatën aktuale, është e përhershme nga qendrat operative të AME-së, analizohen dhe merren vendime si mbas situatës; Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e informuar rregullisht me qëllim të informimit të gjendjes aktuale, ndërmarrja e masave parandaluese, reagimi në vend të ngjarjes, si dhe eventualisht nevoja e ngritjes së gjendjes së gatishmërisë emergjente në nivel vendi”.

Më tej, AME ju ka bërë thirrje qytetarëve se duke marrë parasysh situatën, të kenë kujdes dhe vigjilencë të shtuar

“Qendrat Operative Emergjente janë në gjendje gatishmërie 24/7, andaj ju lutemi të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësi që mund te përballemi”- thuhet në njoftim.

KALLXO.com sot gjatë ditës ka raportuar për vërshime në komunat Skenderaj,Junik, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Pejë e Deçan.