Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ambienti i Kosovës në rrezik - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po trajtohen rreziqet me të cilat po përballet ambienti i Kosovës.

Kush janë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve në vend?

A rrezikojmë të sëmuremi nga ndotja e lartë e ambientit?

Si po lejohen kompanitë që të eksploatojnë zhavorr?

Si ndikojnë hidrocentralet në lumenj?

Si duhet të trajtohet plastika?

Këto tema, por edhe çështje të tjera, po diskutohen nga Fatmir Gerguri, ekspert i mjedisit dhe ish- kryeinspektor i minierave, Naser Korça nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan, Svetozar Aleksiq, aktivist i ambientit në Ranillug dhe Petar Dordeviq nga organizata “Aktiviteti Rinor” në Graçanicë.

Ndërsa, përmes platformës Zoom në debat janë edhe Shpresa Loshaj, aktiviste dhe ambientaliste si dhe Fatos Lajçi nga organizata joqeveritare “ERA”.