Ambientalistja Shala: Kimikatet që rrjedhin nga "liqeni" i KEK-ut në lumin Sitnica krijojnë deformime gjenetike te fëmijët

Për rrezikun që paraqet liqeni i mbetjeve të hirit të KEK-ut dhe uji me kimikate që depërton prej tij në lumin Sitnica, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka folur ambientalistja Egzona Shala nga organizata ECO-Z.

“Ai liqen e ka një pH që sa ka aftësi hidrogjeni që uji i jonë që ne e konsumojmë e ka 6 mesataren, e ai ujë e ka 12, i bie diçka si “Domestosi”. Ai rrjedh nga KEK-u që na ndotë ajrin, tokën e tash edhe ujin për arsye se ky liqen gjendet  në afërsi dhe nuk ka kapacitet më ajo tokë me absorbu minerale që dalin”, ka treguar Shala.

Sipas saj, një hulumtim që është bërë nga Universiteti i Prishtinës në lumin Sitnica, ky ujë sjell ndikime edhe në gjallesat si dhe te njeriu.

“Një hulumtim që e kanë bërë në lumin Sitnicës nga UP, ka deformime gjenetike tek organizmat aty dhe tek popullata që jeton. Saktësisht ndikime gjenetike në njerëz në ADN, pra, fëmijët që mundet me lind i ka predispozitat për sëmundje të ndryshme kancerogjene deri në 60% më shumë se fëmijët e tjerë”, tha Shala.

www.kallxo.com

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!