Ambientalisti publikon foto të oborrit pasi Gazmend Muhaxheri i tha se nuk ka mbjellur pemë

Ambientlisti nga Peja, Xhevdet Belegu ia ka reaguar kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, pasi ky i fundit në emisionin “Jeta në Komunë” tha se Belegu nuk ka pemë të mbjella në oborrin e shtëpisë së tij.

“Ky zotëria, kur don me u marrë me mbrojtje të ambientit duhet me rregullu njëherë në shtëpi të vet, me i mbjellë pemët. Me shku me ia pa shpinë, nuk e ka asnjë dru në shtëpinë e vet. Qeky kryetar e ka bahçen plotë pemë”, tha Muhaxheri derisa komentoi deklaratat e Belegut i cili akuzoi kryetarin e Pejës së ka prerë një pemë të dudit në shkollën “Asdreni”.

Por, sipas Muahxherit, deklarimet e Belegut nuk qëndrojnë.

“Ka pengu atje në shkollë, nuk është 200 vjeçar, ka qenë i panevojshëm aty”, tha kryetari i Pejës.

Por, ambentalisti Xhevdet Belegu ka reaguar ku edhe ka postuar disa fotografi nga oborri i tij.

Ai e ka quajtur kryetarin e Pejës “filmagji” ndërsa e ka pyetur se kur ka qenë në oborrin e tij për të parë çfarë ka të mbjellë.

“Kur ke Gazi në bahçen time dhe i pa a kam a s’kam pemë të mbjella? A mos far myhybi i tij e ka këshillua gabimisht apo ndoshta po i imagjinon gjërat dhe po sheh ëndrra me sy qel! Ne kopshtin tim kam te mbjellura lloi lloi pemësh. Me keqardhje por ky far filmagjije s’po di si po i kurdis kta filma për qytetar. Dhe se nuk qëndron pohimi i Gazmend filmagjis?.Këto janë vetëm disa nga 30 trupa të tjerë në kopshtin tim. Unë nuk i shkuli me bager e as nuk i prej pemët 200 vjeçare”, ka thënë ai.