“Ambientalistët e Mitrovicës” pastrojnë zonën afër lumit “Ibër” në veri të qytetit

Edhe këtë të shtunë, “Ambientalitët e Mitrovicës”, një grup të rinjsh vullnetar kanë vazhduar me pastrimin e zonave të ndotura në qytetin e Mitrovicës.

Këtë herë, ata pastruan zonën buzë lumit “Ibër” në Mitrovicën Veriore. Afër 100 qese me mbeturina e pastruan gjatë aksionit.

Me këtë rast, “Ambientalistët e Mitrovicës” u bën thirrje autoriteteve të Komunës së Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore që të bashkëpunojnë e t’i pastrojnë zonat ku ambienti është i ndotur.

 

Ky është postimi i plotë i Mitrovica Guide:

Për një mjedis të pastër për të gjithë!

Sot në orët e hershme të mëngjesit, ambientalistët e Mitrovicës ndërmorën aksionin për pastrimin e pjesës së ndotur të Kejit në anën veriore të qytetit. Të vetëdijshëm se aty ka shumë punë për tu bërë, u fokusuam vetëm në pjesën e arritshme prej nga pastruan zonën e parapare për ecje, si dhe te vogël lart në zonën e tri banesave duke hequr afër 100 qese me mbeturina.

Ambintalistët e Mitrovicës u bejnë thirrje organeve përgjegjëse të komunës së veriut që të ndërmarrin ndonjë hap konkret për pastrimin e asaj zone duke bashkëpunar me akterët relevant vendor e ndërkombtarë.

Lumi Ibër do dukej më bukur sikur në të dy anët e tij mbahet paster, andaj në rast se kërkohet ndihmesë në këtë drejtim, ne vullnetarët ambientalistë jemi të gatshëm tiu bashkangjitemi që ta permirësojmë gjendjën mjedisore në këto zona urbane.

Iniciativa e ambientalistëve për pastrimin e Mitrovicës dita ditës po gjenë përkrahje nga qytetarët vullnetmirë që po bashkangjitën në këto aktivitete për ta jep kontributin e vet në një formë apo tjetër, e ketu vlenë ti falenderojmë Restaurant Koha që na dhuroi sanduiça si dhe Citizen’s Pub që na dhuroi pije freskuese. Falenderojmë edhe Miradin Bajri nga Diakonie që na huazoi disa mjete të punës dhe 20 palë dorza pune.

Duke ju falënderuar për mbështetjen, urojmë që të kaloni një fundjavë të këndshme, në ambiente të gjelbra.

Mitrovicë

04/07/2020

Për një mjedis të pastër për të gjithë!Sot në orët e hershme të mëngjesit, ambientalistët e Mitrovicës ndërmorën…

Publiée par Mitrovica Guide sur Samedi 4 juillet 2020

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.