Ambasadorja kroate: Vendet e rajonit lirohen nga vendimi i BE-së për kufizim të eksportit të pajisjeve mbrojtëse mjekësore

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Danijela Barisic ka thënë Ballkanit Perëndimor nuk do të përfshihet në kufizimet e eksportit për pajisje mbrojtëse nga Bashkimi Europian.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përjashtohen nga masat e  kufizimit të eksportit të Bashkimit Evropian për pajisjet mbrojtëse mjekësore. Kjo është një masë që ne kemi avokuar në diskutime me partnerët e Bashkimit Evropian. Vendet e Ballkanit perëndimore mund të llogarisin në mbështetjen dhe ndihmën tonë në përpjekjet e mëtutjeshme për të luftuar COVID-19”, ka shkruar ajo në Twitter.

Aktualisht në Kosovë janë 449 qytetarë të infektuar nga virusi COVID-19, janë shëruar 79 ndërsa kanë vdekur 12.