
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë u shpreh ngushëllime familjarëve të policit të vrarë
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të vrarë në Banjskë të Zveçanit.
“Ngushëllimet më të thella familjes së Rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës mëngjesin e sotëm në Zveçan. U uroj shërim të shpejtë policëve të plagosur” – ka shkruar ambasadorja Ziv.
Ziv u uroi shërim të shpejtë edhe policëve që mbetën të plagosur nga sulmi i orëve të para të mëngjesit në Banjskë.
My deepest condolences to the family of the Kosovar Police Sergeant who was killed in the line of duty this morning in Zveçan.
Sending wishes for a speedy recovery to the wounded police officer.
🇮🇱🇽🇰— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) September 24, 2023
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka treguar se tashmë janë arrestuar gjashtë të dyshuar, dy prej tyre sulmues të armatosur dhe uniformuar si dhe katër të tjerë me radiolidhje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sulmi u krye nga banda kriminale e terroriste të Serbisë.
Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hyn edhe terrorizmi.
Raportimin e vazhdueshëm të KALLXO.com në lidhje me zhvillimet në veri mund t’i lexoni KËTU.