Ambasadorja e Finlandës reagon për pakujdesinë e qytetarëve, Prishtinën e quan qytet festiv

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall përmes rrjetit Twitter ka reaguar për numrin e madh të rasteve me COVID-19 në Prishtinë dhe pakujdesinë e qytetarëve.

“Dje kalova nëpër Prishtinë, dhe dukej vërtet qytet festiv. Numrat me coronavirus janë duke u rritur shpejt dhe dukej sikur askujt nuk i interesonte. Kini kujdes, ju lutem, nëse jo për vete, për prindërit, gjyshërit, të afërmit e sëmurë etj. Faleminderit dhe respekt për ata që janë në vijën e parë,” është shprehur Stjernvall.

Numri i personave të infektuar në Kosovë ka kaluar mbi 3 mijë, kurse mbi 600 raste aktive janë vetëm në Prishtinë.

Në anën tjetër numri i të vdekurve ka kapur shifrën 75 me një rritje të dukshme në ditët e fundit.