Ambasadori suedez në Kosovë viziton Zveçanin
30.5.2023 - 16:58
Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund sot ka vizituar Zveçanin.
Ai ka qenë i shoqëruar nga Aleksandar Arsenijeviq, kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”.
Ata së bashku kanë qëndruar për pak momente pranë kordonit dhe pengesave të vendosura nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.
Ambasadori nuk pranoi të deklarohej për media lidhur me këtë vizitë të tij.