Ambasadori prezanton ajvarin e Krushës në marketet e Berlinit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka bërë të ditur se produkti i ajvarit nga gratë e Kooperativës Bujqësore “Krusha” është në dispozicion tashmë edhe në marketet e kryeqytetit të Gjermanisë – Berlinit.

Ambasadori përmes rrjetit social ‘Twitter’ ka publikuar disa fotografi me ajvar pranë ndërtesës politike, dhe në një prej marketeve në këtë qytet.

“ Për një dekadë, gratë e forta të #Krushës punojnë si koorporativë në bashkëpunim me @giz_gmbh. U kam premtuar gjatë vizitës time të fundit se do të rris vetëdijësimin për Ajvarin në Gjermani. Dhe tani është e pranishme edhe në zemër të Berlinit”, ka shkruar Heldt.