Ambasadori për lirimin e Tomor Morinës: E drejta triumfon

Ish- ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina është liruar sot nga burgu ku po mbahej pas ndalimit në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Arrestimi i Morinës kishte ndodhur pas një fletëarresti të INTERPOL-it me kërkesë të shtetit serb.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se e drejta triumfon, ndërsa ka falënderuar institucionet zyrtare të shtetit maqedonas.

“Falënderojmë institucionet e Shkupit zyrtar, drejtorinë e burgut Shutka, për bashkëpunim me institucionet dhe ambasadën e Republikës së Kosovës, për lirimin e Tomor Morines”, ka shkruar Ambasadori Dedaj.

Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Serbi.

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina

www.kallxo.com