Ambasadori Minxhozi: Janë normale diskutimet e sotme në seancë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një prononcim për KALLXO.com i ka quajtur “normale” akuzat dhe diskutimet që po zhvillohen gjatë seancës së sotme.

“Si çdo parlament ka kundërshtime, si në çdo parlament pala që është opozitë kërkon nga pala që është në pushtet të bëjë diçka më mirë. Është krejt normale ky debat që zhvillohet. Është e rëndësishme që të krijohet Qeveria, të krijohet hapësira që të fillojë puna pasi që janë katër muaj të humbura të cilat duhet të rigjenerohen me punë, me përkushtim, me ambicie”, tha ai pasi doli nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës në pauzë njëorëshe”, tha ai.

Ai shprehu interesimin e tij qe të vazhdojë të ndjekë nga afër seancën e sotme.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës – votimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kuvendi shkon në pauzë