Ambasadori Kosnett takohet me ministrin Vitia, flasin për pandeminë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett është takuar sot gjatë ditës me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në takimin mes ambasadorit Kosnett dhe ministrit Vitia, është diskutuar për luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe procesit të vaksimit.

“Takim i mirë me ministrin Vitia sot. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me qeverinë e Kosovës në betejën e vazhdueshme kundër # COVID19. #MaskUpKosovo #Vaksinohu”, ka shkruar ambasadori Kosnett në Twitter.