Foto: KALLXO.com

Ambasadori Kosnett mirëpret deklarimin e Hotit për ndalimin e përdorimit të pajisjeve 5G nga shitësit e pabesueshëm

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin Kosovën fushën e komunikimit digjital, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Uashington.

Komenti i Kosnett erdhi në ditën kur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, takoi përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ku tha se Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit.

“Ne e përgëzojmë Kosovën për sigurimin që rrjetet e saj 5G janë në një rrugë të pastër, pa shitës të pabesueshëm, në përputhje me Marrëveshjet e Uashingtonit. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt integrimit të sigurt të komunikimit rajonal dhe zgjerimit të ekonomisë dixhitale të Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

Pas marrëveshjes së Uashingtonit, Hoti takon ARKEP-in për ndalimin e përdorimit të pajisjeve 5G nga shitësit e pabesueshëm

www.kallxo.com