Ambasadori Kosnett, Mehaj e Rama flasin me zyrtaren e Pengatonit për planin e FSK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot diskutimin virtual me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper, ministrin Armend Mehaj e gjenerallejtënant i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasadori Kosnett, përmes një postimi në logarinë e tij në Tëitter.

Ky diskutim kishte temë kryesore çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n.

“Diskutime të hollësishme me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper, ministrin Mehaj, & gjenerallejtënant i FSK-së Rama, për angazhimin tonë të përbashkët për koordinimin SHBA-Kosovë në lidhje me planin 10 vjeçar, çelësin e transformimit të FSK-së në një forcë mbrojtëse të ndërveprueshme me SHBA & #NATO”, ka shkruar Kosnett.