Ambasadori Kosnett: Do të vazhdojmë të punojmë për njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një shkrimi në Twitter është shprehur i kënaqur me takimin me emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Tutje, Kosnett tha se do të vazhdojnë të punojnë për njohje reciproke ndërmjetë Kosovë dhe Serbisë.

“I kënaqur për takimin me Lajçak për të diskutuar interesat e përbashkëta në dialogun në vazhdim. Marrëveshjet e Uashingtonit plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta – normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, shkruan diplomati amerikan.