Ambasadori italian përfundon misionin e tij në Kosovë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nocola Orlando, ka njoftuar se misioni i tij në Kosovë do të përfundojë në fund të muajit qershor. Ai ka thënë se ndihet i pikëlluar që po largohet nga Kosova kaq shpejtë.

“Kjo do të vijë papritur, por misioni im në Kosovë do të përfundojë në fund të qershorit, pas vetëm një viti e gjysmë”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Orlando ka njoftuar se do të largohet nga Kosova për shkak se është emëruar si i dërguar special për Libinë.

Në letrën përshëndetëse, Orlando ka theksuar se Kosova e ka vendin në BE.

“Rruga e Kosovës drejt drejtësisë, prosperitetit dhe harmonisë së brendshme dhe të jashtme është ndonjëherë me gunga, por gjithmonë e qartë. Ajo çon në Europë, ku Kosova përket së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Jam mirënjohës që kam pasur privilegjin të jam dëshmitar, megjithëse shkurtimisht, për angazhimin e palëkundur të Italisë për këtë qëllim”, ka shkruar Orlando.