Ambasadori i Zvicrës në Kosovë: Korrupsioni pengon zhvillimin

Në fjalimin e tij, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve, ambasadori i Zvricrës në Kosovë, Thomas Kelly ka thënë se korrupsioni e pengon zhvillimin.

“Së pari, mbrojtja dhe përparimi i sundimit të ligjit në Kosovë kërkon institucione të forta, profesionale dhe të pavarura. Së dyti, korrupsioni pengon zhvillimin, ndikon negativisht në tregun e punës dhe anon pasurinë në favor të disave dhe së treti, të gjithë në Kosovë duhet të zbatojnë  ligjin, askush nuk është mbi ligjin”, tha ambasadori Kelly.

Kelly tha se Zvicra e mbështet Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës që nga viti 2016.

Ai tha se Zvicra ka filluar mbështetjen për përpjekjet anti-korrupsion, përmes UNDP-së udhëhequr nga projekti SAEK në 2012 dhe atë nga 3 pika kyçe.

Tutje tha se kanë filluar të fokusohen në konfiskimin dhe kthimin e pasurisë së vjedhur, dhe së fundi kthimin e kësaj pasurie atyre që u takon qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu, amabasadori Kelly tha se Zvicra beson se, nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Lumezit dhe Institutit të Bazelit për Qeverisje do të ndihmojë në përmirësimin e kapaciteteve hetuese të Kosovës.

“Zvicra gjithashtu ka kënaqësinë të mbështes themelimin e platformës së re elektronike që do të lejojë identifikimin automatik të mospërputhjes në mes të ardhurave dhe pasurisë së dikujt. Kjo platformë do të përdoret për të mbështetur hetimet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, shpëlarjen e parasë dhe konfiskimin e pasurisë se fituar në mënyrë të jashtëligjshme”, shtoi ai.