Ambasadori i SHBA-së flet për Vetingun dhe Kodin Civil

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se u ka ardhur mirë që qeveria e Kosovës kërkoi mendim të komisionit të Venecias për procesin e Vetingut.

Ai në një intervistë për ATV potencoi se standardi i artë për këtë proces është komisioni i Venecias.

“Për vetingun, ne na erdhi mirë që qeveria e Kosovës kërkoi mendimin e Komisionit të Venecias. Është plotësisht legjitime që të dëshironi të ndërmerrni veprim që të siguroni që autoritetet e gjyqësorit t’i mos i nënshtrohen ndikimit të pahijshëm, por është me rëndësi që kjo të bëhet në mënyrë të tillë që i përmbush standardet evropiane. Dhe standardi i artë për këtë është Komisioni i Venecias”- ka thënë ai.

Ai shtoi se bisedimet me qeverinë deri tani kanë qenë rëndësia për veprim në përputhje të plotë me mendimin e komisionit të Venecias.

‘Bisedimet tona të tanishme me qeverinë e Kosovës kanë të bëjnë me rëndësinë për të vepruar në përputhje të plotë me mendimin e Komisionit të Venecias. E nëse ajo që ndodh është në përputhje të plotë me atë mendim, atëherë ne do ta mbështesim plotësisht atë”- shtoi Hovenier.

Derisa, për miratimin e Kodit Civil, ambasadori tha se është ligj i nevojshëm pasi vendi ka nevojë për një kod civil të shekullit 21, të cilin nuk e ka ende.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë kanë punuar me një numër të autoriteteve në Kosovë për të ndihmuar në përditësimin e Kodit Civil të Kosovës. Është ligj i nevojshëm sepse ky vend ka nevojë për një Kod Civil të shekullit 21, të cilin nuk e ka momentalisht”- tha ai.

Ambasadori theksoi se u zhgënjyen me një pjesë te retorikës që dëgjuan kur doli për herë të parë në Kuvend, sidomos për disa qytetarë të Kosovës që janë homoseksualë.

“Kur doli për herë të parë në Kuvend, ishim të zhgënjyer nga një pjesë e retorikës që e dëgjuam, veçanërisht lidhur me disa qytetarë të Kosovës që janë homoseksualë. Nuk menduam se ajo ishte gjuhë e përshtatshme për një Kuvend dhe do të shpresonin që gjuha në të ardhmen të jetë më e kujdesshme. Gjithashtu, shpresojmë që Kodi Civil të miratohet. Do të ishte e rëndësishme për këtë vend dhe përparimin e tij”- ka thënë ambasadori Hovenier.

Keqinformimi që kishte ndikim në mosmiratimin e Projekt-Kodit Civil