Božović, Foto: Savo Prelević

Ambasadori i Serbisë në Mal të Zi shpallet person non-grata

Ambasadori i Serbisë në Mal të Zi, Vladimir Bozhoviq është shpallur person non-grata nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi.

MPJ tha se vendimi është marrë në pajtim me Konventën e Vjenës dhe ambasadorit i është kërkuar ta lëshojë territorin e Malit të Zi, raporton gazeta malazeze “Vijesti”.

“Dje Ambasadori Bozhoviq në mënyrë joligjore dhe jolegjitime e ka quajtur “çlirimtar” dhe “me vullnet të lirë” Kuvendin e Podgoricës të vitit 1918 me të cilin në mënyrë të drejtpërdrejtë ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike”, tha MPJ duke iu referuar vendimit me të cilin Serbia e aneksoi Malin e Zi 102 vjet më parë.