Ambasadori i ri gjerman nis punën në Kosovë

Ambasadori i gjerman në Kosovë, Jörn Rohde sot ka filluar punën në Kosovë,

Ai përmes një postimi në Twitter, të cilën e ka shoqëruar me një fotografi nga terasa e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, ka njoftuar se sot do të dorëzojë letrat kredenciale si përfaqësues diplomatik i  Gjermanisë, pas mbërritjes së tij në Kosovë.

“Të dashur ndjekës, në këtë ditë të bukur gruaja ime Sonia Lapointe dhe unë kemi mbërritur në Kosovë. Sot do të dorëzoj kredencialet e mia”, ka shkruar Rohde.

Që nga viti 2016 ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë ka shërbyer si ambasador në Sri Lanka dhe Maldive.

Ai këtë pozitë e merr pas përfundimit të mandatit të ish-ambasadorit Christian Heldt.