Foto: Ilir Dugolli, Twitter

Ambasadori i Kosovës në SHBA takohet me presidentin Biden

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, është takuar me presidentin amerikan Joe Biden në Shtepinë e Bardhë.

Dugolli, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është krenar për lidhjen unike në mes dy vendeve.

“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona. Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Amerikë dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka thënë ai.

 

Ilir Dugolli është emëruar ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin nëntor të vitit të kaluar. Dugolli para se të emërohej ambasador në Amerikë, kishte qenë ambasador i Kosovës në Turqi, që mbulonte edhe Jordaninë, Pakistanin dhe Afganistanin.