Ambasadori i Kosovës në Kroaci: Të gjitha viktimat janë njerëz tanë që punonin në Gjermani

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka mbërritur në spitalin e Sllavonski Brodit, në të cilin po trajtohen personat e lënduar nga aksidenti me autobus me targa të Kosovës.

Kasapolli u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave duke thënë se janë pranë tyre, transmetojnë mediat kroate.

“Të gjithë janë njerëz që punojnë në Gjermani dhe donin të kalonin pushimet në Kosovë. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe u lutem atyre që të kenë forcën dhe mirëkuptimin”, tha Kasapolli.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot herët në mëngjes afër Sllavonski Brodit në Kroaci.

Autoritetet kroate kanë njoftuar se 10 persona kanë vdekur e 45 janë lënduar në aksidentin e një autobusi të një kompanie nga Kosova.Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë.

Kroaci, 10 të vdekur e 45 të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova