Ambasadori i Italisë feston suksesin e kapjes së kokainës në Kosovë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, e konsideron akt feste misionin e kapjes së 400 kilogramë të kokainës në Kosovë.

Ai përmes rrjetit Twitter tha se Italia, Shqipëria dhe Kosova kanë kryer aksionin më të madh të kapjes së narkotikëve, dhe shtoi se sot u festua për këtë sukses ndërkontinental.

“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë, Guardia di Finanza dhe Policia italiane kryen operacionin më të madh kundër drogës në Kosovë, duke kapur 400 kg kokainë. Sot, festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin, Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale. Jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit”, ka shkruar Orlando.

Rreth 400 kilogramë kokainë dyshohet se janë kapur në Kosovë gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe ata të Italisë.

Rasti ‘kokaina’, Prokuroria Speciale do të kërkoj paraburgimin e të dyshuarve