Ambasadori i Gjermanisë e quan moment historik njohjen e patentë shoferëve të Kosovës e Shqipërisë

Nga sot patentë shoferët e lëshuar në Kosovë dhe Shqipëri do të njihen edhe në Gjermani.

Rreth njohjes së patentë shoferëve ka njoftuar sot Ambasada e Kosovës në Gjermani, kurse përmes një publikimi në Twitter lajmi është konfirmuar edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

“I lumtur të ndaj një lajm të madh pas votimit të sotëm në Bundestag. Patentë shoferët nga Kosova dhe Shqipëria tashmë njihen në Gjermani! Një tjetër moment historik i miqësisë”, ka shkruar Rohde.

Gjermania njeh përfundimisht patentë shoferët e Kosovës