Flamuri i Rusisë, Foto: Pixabay

Ambasadori i Estonisë largohet nga Rusia

Ambasadori i Estonisë, Margus Laidre, u largua nga Moska me kërkesë të ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Në janar, Moska i kërkoi ambasadorit estonez që largohej nga Rusia deri më 7 shkurt, duke deklaruar se misionet diplomatike të të dy vendeve do të reduktoheshin në të ngarkuar me punë, pa ambasadorë.

Kjo erdhi pasi Estonia i kërkoi Rusisë që ta zvogëlojë numrin e diplomatëve që punojnë në vendin baltik nga 17 në tetë, i barabartë me numrin e diplomatëve estonezë në Moskë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Estonisë deklaroi se i përmbahet parimit të barazisë në marrëdhëniet me Rusinë, që do të thotë se ambasadori rus do të largohet nga vendi në të njëjtën kohë me ambasadorin estonez.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e kaluar, Estonia ka dëbuar tre diplomatë rusë.

Në shenjë solidariteti me Estoninë, Letonia njoftoi reduktimin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë./REL.