Ambasadori i Britanisë njihet me punën e Auditorit të Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, sot është takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott.

Në komunikatë thuhet që Auditori i Përgjithshëm, e ka njoftuar diplomatin britanik për punën dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në veçanti është diskutuar për çështjet kryesore që kanë rezultuar nga puna audituese dhe ndikimin e rekomandimeve për të rritur llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë të institucioneve.

Po ashtu, Osmani, ka falënderuar Ambasadën Britanike që në vazhdimësi e ka përkrahur Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe është angazhuar që përmes projekteve konkrete të ngritë kapacitetet tona.

Ambasadori Abbott, ka inkurajuar Auditorin e Përgjithshëm dhe auditorët që të vazhdojnë punën e mirë dhe të japin kontributin për përmirësimin e vazhdueshëm në menaxhimin e mirë të financave publike, rritjen e transparencës në administratë publike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.