Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ambasadori i BE-së e quan progres rihapjen e terminalit doganor në Trepçë
03.11.2021 - 18:20
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka quajtur lajm të mirë dhe hap të rëndësishëm rihapjen e terminalit doganor në Trepçë të Mitrovicës.
Ambasadori Szunyog ka thënë ky është një shembull i mirë i progresit, që sipas tij, po e arrin Kosova.
“Lajmi se kryeministri Albin Kurti inauguroi terminalin doganor të Trepçës është një shembull i mirë i progresit që po arrin Kosova. Është një rekomandim kryesor i kapitullit të doganave të raportit për Kosovën dhe një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”.
Pas shtatë vitesh, të martën është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.