Ambasadori Hovenier: Zgjedhja e kryeprokurorëve të jetë e drejtë dhe gjithëpërfshirëse
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë më 23.10.2024 se i bashkëngjitet thirrjes së Bashkimit Europian që procesi i zgjedhjes së kryeprokurorëve të Kosovës të jetë i drejtë, gjithëpërfshirës dhe që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor.
“SHBA i bën jehonë thirrjes së BE-së për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor. Besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga besueshmëria e proceseve të administruara nga KPK” – ka thënë ambasadori i SHBA-së në një postim në rrjetin social “X”.
On Monday, the Kosovo Prosecutorial Council opened vacancies for five Chief Prosecutor positions. The U.S. echoes the EU’s call for a fair, open, and inclusive selection process that values merit and gender representation. Public trust in the prosecution system and in the…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 23, 2024
Të hënën, më 21.10.2024, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur konkursin për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe për kryeprokurorë të prokurorive të Ferizajt, Gjilanit, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.