Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier

Ambasadori Hovenier: Vizita është reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka reaguar për takimin mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti më sekretarin amerikan, Antony Blinken.

Hovenier ka thënë se kjo vizitë është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Dje, Sekretari Blinken takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurtin për të diskutuar fushat kryesore të bashkëpunimit tonë të ngushtë. Vizita është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Tëitter.

 

Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken është takuar dje me Osmanin dhe Kurtin.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë thënë se në takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken kanë diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.

Ndërsa nesër krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit -MMC.

Osmani e Kurti pas takimit me Blinken: Biseduam për anëtarsmin në NATO e dialogun me Serbinë