Foto: Jeff Hovenier, Twitter

Ambasadori Hovenier ndan momente nga festa e organizuar për Pavarsinë e SHBA-së

Ambasada Amerikane në Kosovë ka organizuar një ceremoni për të shënuar 246 vjetorin e Pavarsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka publikuar disa fotografi nga kjo festë.

Të pranishëm në ketë organizim kanë qenë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Foto: Jeff Hovenier, Twitter
Foto: Jeff Hovenier, Twitter

 

Foto: Jeff Hovenier, Twitter
Foto: Jeff Hovenier, Twitter

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Hovenier ka thënë se kjo bazohet në premtimin amerikan se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, dhe se Krijuesi i tyre i ka pajisur me disa të drejta të patjetërsueshme, mes tyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.

“Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara ishin një përkrahës i hershëm, i flaktë i pavarësisë së Kosovës. Kjo është arsyeja pse ne mbetemi të palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka thënë ai.

Hovenier: SHBA-të mbeten të palëkundura në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës