
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt
Ambasadori gjerman simbolikisht kërkon formimin e koalicionit qeverisës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, në mënyrë simbolike duke përshkruar motin mëngjesin e sotëm, ka deklaruar se kjo është një javë vendimtare për përmbledhjen me sukses të koalicionit, duke aluduar në marrëveshjen e pritshme mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Dielli po përplaset me mjegullën dhe retë. Ogur i mire mëngjesin e së hënës për të përmbledhur me sukses bisedimet e koalicionit. Kosovës i duhet qeveria e re, të gjithë duam të rikthehemi në punë. Paçi një fillim të shkëlqyeshëm për këtë javë vendimtare”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.
Sun breaking through fog and clouds. Good omen on this Monday morning to successfully round up coalition talks. #Kosovo needs the new government, we all want to get back to work. Have a great start for this decisive week. pic.twitter.com/Qy71Xa76iy
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) December 9, 2019
VV dhe LDK nuk arritën të nënshkruajnë koalicionin qeverisës ndonëse e kishin paralajmëruar të ndodhë javën e kaluar, për shkak të mosdakordimit për pozitën e presidentit, pozitë e cila po kërkohet nga LDK-ja.
Ndërkaq, pas certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, presidenti i vendit sipas Kushtetutës, brenda 30 ditësh thërret seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Zgjedhjet nacionale të këtij viti u certifikuan me 27 nëntor, pas një procesi maraton të rinumërimeve.