Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Ambasadori gjerman pyetet në Komision parlamentar për propozimin franko-gjerman rreth dialogut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar përgjigje nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde se si qëndron propozimi gjermano-francez lidhur me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në tryezën e Komisionit për Integrim Evropian me temën “Agjenda Evropiane 2022” , të mbajtur sot, ambasadori tha se nuk është detyra e tij të flas për propozimet.

“Ne e mbështesim plotësisht edhe në liberalizimin e vizave. E keni mbështetjen e plotë edhe në dialogun”- tha ai duke shtuar se u takon palëve se çka duan të pranojnë e çka jo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar ekzistencën e iniciativës franko-gjermane për procesin e dialogut.

“Unë kam propozuar kornizën e përgjithshme të dialogut, ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që t’i jap edhe më shumë fuqi zotit Lajçak, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane” – ka thënë Kurti para gazearëve gjatë një vizite në Gjilan.

Ambasadori Pavel Bilek tha se presidenca Çeke ka qenë e suksesshme në bisedat për këtë çështje.

“Ta shohim anën pozitive të kësaj. Kjo nënkupton që diskutimi do të vazhdojë. Shtetet nuk e kanë vënë në pikëpyetje liberalizimin e vizave”- tha ai.

Ai tha se nuk është personi kyç për të folur për detaje, ose të flas për pozicione që i kanë marrë shtetet anëtare.

“Nuk mund tju jap përgjigjje në këtë pyetje se nuk është detyra ime të flas ëer pozicionin e shteteve anëtare. Çështja pozitive është që shtetet anëtare do të vazhdojnë me diskutime deri më 31 tetor është afati për të marr imputet nga shtetet anëtare”- shtoi ai.

Cilat janë kërkesat e reja për liberalizimin e vizave?