Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Gjermanët përshëndesin vendimin e Albin Kurtit për tarifën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt e ka mirëpritur paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti që nga data 15 mars të heq tarifën 100 për qind për lëndën e parë të importuar nga Serbia.

Heldt mes tjerash ka këkruar të rinisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Hapi i rëndësishëm dhe inkurjues nga Kryeministri Albin Kurti pas vetëm disa javësh në detyrë. Tani duhet çuar përpara një proces konstruktiv në heqjen e pengesave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe rinisja e dialogut që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Paralajmërimet e Kurtit lidhur me tarifën i ka kundërshtuar i dërguari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka këkruar që tarifa të hiqet tërësisht, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka përshëndetur veprimin e Kurtit.