Christian Heldt - Albin Kurti

Ambasadori gjerman përgëzon institucionet për punën kundër coronavirusit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për mobilizimin kundrejt situatës së krijuar nga coronavirusi.

Heldt përmes një poublikimi në Twitter, ka falenderuar edhe stafin mjekësor dhe forcat e rendit në vend.

“Shenjë e mirë që veprimi serioz qeveritar tani o tregon vlerën e tij kundrejt retorikës populliste, kudo. Urime Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë të përfshirëve në trajtimin e COVID deri më tani. Faleminderit stafit mjekësor, forcave të rendit, të gjithëve që  ndihmojnë. Vazhdoni punën e mirë dhe jini të sigurt”, është shprehur ambasadori.

Edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, dje e ka përshëndetur punën e mjekëve kosovarë, gjatë menaxhimit të gjendjes për shkak të coronavirusit.
“I bashkohem duartrokitjeve për profesionistët mjekësorë të Kosovës, nga ministri i Shëndetësisë, deri tek punonjësit shëndetësorë në vijën e frontit, të cilët po përballen me sfidën për t’u kujdesur për ata në nevojë dhe për ta mbajtur vendin të edukuar dhe të informuar”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.

Kurse, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë të martën në mbrëmje i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës e ka konsideruar si masë ekstreme dhe të panevojshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria: Gjendja e jashtëzakonshme e propozuar nga presidenti është masë ekstreme

.