Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë. Foto: ZKM

Ambasadori gjerman: Pas shifrave të fundit është befasuese lëvizja e qytetarëve në rrugë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar pas rasteve të fundit me COVID-19 në Kosovë.

Ai përmes një publikimi në Twitter ka thënë se lëvizja e qytetarëve në Prishtinë e gjithandej në Kosovë është befasuese krahasuar me shifrat e konfirmuara së fundmi me COVID-19.

“Ouch! Por me shifrat e ditëve të fundit … Jo vërtet befasuese me skenat rrugore në Prishtinë dhe gjetkë. Duke shqetësuese që shumë njerëz mendojnë që Corona ka përfunduar. Ose dëshironi ta besoni. Disa më japin një buzëqeshje për veshjen e maskës kur jam jashtë, por ky është respekti për tjetrin”, ka shkruar Heldt.

 

Në Kosovë aktualisht janë të infektuar 1756 qytetarë, kanë vdekur 34, ndërsa janë shëruar 968.