Foto: b92

Ambasadori gjerman në Serbi: Takimi në Berlin mund ta pezullojë taksën

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shib tha se ideja e mbledhjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor më 29 prill në Berlin është për shkak të pezullimit të taksës së Kosovës ndaj Serbisë dhe të vazhdohet dialogu.

“Shpresojmë që tarifat së shpejti të shfuqizohen dhe do të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut. Në fakt kjo nuk është gjë e mirë që dialogu duhet të pezullohet, sepse nuk ka komunikim. Kjo gjë duhet të tejaklohet, dialogu duhet të fillojë përsëri. Tarifat duhet të hiqen dhe tërhiqen”, tha Shib për televizionin N1, raporton b92.

I pyetur rreth qëndrimit të Berlinit nëse Beogradi duhet të vazhdojë dialogun pa marrë parasysh taksat, ai tha se “në parim, ai mund të vazhdojë”, por tha që Berlini e kupton pozitën e Beogradit.

“Më 29 prill, ne mund të përgatisim një bazë për dialog për normalizimin. Në këtë ditë do të mundohemi ta përgatitim terenin për normalizimin e marrëdhënieve. Është e rëndësishme që të gjithë aktorët të qëndrojnë në komunikim “, thotë Shib.

Sipas tij, qëllimi i takimit me krerët e Ballkanit Perëndimor më 29 prill në Berlin po ashtu është të tregojë angazhim dhe përkushtim ndaj Ballkanit Perëndimor.

Takimi i 29 prillit me liderët e Ballkanit është organizuar nga Gjermania dhe Franca, ku liderët e Kosovës kanë konfirmuar dje se do të marrin pjesë në këtë takim.

https://kallxo.com/edhe-haradinaj-ka-pranuar-ftese-per-takim-me-vuciqin-ne-berlin/

https://kallxo.com/thaci-ka-pranuar-ftese-per-takim-me-vuciqin-ne-berlin/

Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha dje se do të jetë atje me kryeministren, Ana Brnabic.

https://kallxo.com/vuciq-thac-e-haradinaj-ftohen-per-takim-ne-berlin-me-29-prill/

Ndërsa sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk janë në dijeni ende nëse do të ketë takim sy më sy me liderët serbë.

“Te festa është takim i gjerë, janë të Ballkanit perëndimor udhëheqësit e institucioneve dhe është një ndër që këtë takim e kryesojnë bashkë kancelarja Merkel e Presidenti Makron, e kemi nder edhe na në emër të Kosovës, po nuk kemi agjendë ose takime tjera bilaterale apo kokë më kokë”, deklaroi Haradinaj.