Ambasadori gjerman në Prishtinë viziton Ansamblin ‘Shota’

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka vizituar sot Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, “Shota”.

Drejtori i ansamblit “Shota”, Shefqet Gjocaj ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, se ambasadori Heldt ka shprehur interesim për historikun e Ansamblit, për veshjet e zonave të ndryshme dhe ka vizituar mini-ekspozitën e veshjeve dhe vitrinën e trofeve të Ansamblit.

“Ambasadori i Gjermanisë, shkëlqesia e tij Christian Heldt, ishte sot për një vizitë të shkurtër ne Ansambël. z. Heldt shprehu interesim të dijë me tepër për historikun e Ansamblit, për veshjet e zonave të ndryshme dhe për mënyrën e funksionimit të Ansamblit. Ai gjithashtu vizitoi mini-ekspozitën e veshjeve dhe vitrinën e trofeve. Ai po ashtu u interesua lidhur me bashkëpunimin e Ansamblit me përfaqësitë tona diplomatike, në shtetin Gjerman”, ka shkruar Gjocaj në Facebook.