Jörn Rohde - Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

Ambasadori gjerman kritikon Qeverinë Hoti për shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në twitter pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion.

Rohde ka thënë se ky veprim ngre shqetësime serioze për mënyrën se si politika trajton çështjet e korrupsionit.

“Mjerisht vendimi i qeverive për të shpërndarë Task Forcën Antikorrupsion ngre shqetësime serioze rreth vullnetit politik për të trajtuar çështjet e korrupsionit në mënyrë efektiv”, ka shkruar ai.

Ambasadori gjerman ka shtuar se investimi i Gjermanisë në Kosovë mund të ishte më i madh nëse do të përmisohej mjedisi i biznesit.

“Lajm i mirë vërtet! Mund të ishte shumë më tepër nëse investitori dhe mjedisi i biznesit do të shihnin përmirësimin e nevojshëm, përkatësisht kufizimin e korrupsionit të përhapur. Gjermania edhe një herë investitori më i madh në Flamurin e Kosovës në gjysmën e parë të vitit 2020. Mjerisht vendimi i qeverive për të shpërndarë Task Forcën Antikorrupsion ngre shqetësime serioze rreth vullnetit politik për të trajtuar çështjet e korrupsionit në mënyrë efektive”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e 19 tetorit  ka marrë vendim për shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kërkoi që kabineti qeveritar të ‘mos ngutet’ me marrjen e këtij vendimi por që të bëjë një rishikim të punës së deritanishme të kësaj taskforce.

Departamenti Special Anti-Korrupsion me qëllim të hulumtimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë,  është themeluar më 26 shkurt të vitit 2010 në kohën sa ishte kryeministër, Hashim Thaçi.

Ky departament përbëhet nga 8 prokuror, 5 vendorë, ndërsa 3 të emëruar nga autoritetet e EULEX-it.

Qeveria Hoti shuan Departamentin Special Anti-Korrupsion të themeluar nga Qeveria Thaçi