Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori gjerman kërkon formim të shpejtë të qeverisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, nëpërmjet një postimi në Twitter ka shpërndarë një postim të zyrës së BE-së në Kosovë, e cila mirëpriti konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Diplomati gjerman Heldt tha se populli i Kosovës ka folur më 6 tetor.

“Shpejt, po ju lutem! Bota vazhdon të lëvizë dhe partnerët gjithashtu presin të fillojnë përsëri punën. Populli i Kosovës e bëri punën e vet më 6 tetor”, ka shkruar Ambasadori gjerman në Prishtinë.

 

Sot gjatë ditës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, mirëpriti zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve.

“Ne mirëpresim konsituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë Kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit të sapo zgjedhur”, thuhej në komunikatën për media të Zyrës së BE-së në Kosovë.

BE mirëpret konstituimin e Kuvendit, kërkon formimin e shpejtë të qeverisë

www.kallxo.com