Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori gjerman i reagon Behgjet Pacollit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’  ka reaguar ndaj deklaratës të deputetit Pacolli, i cili tha se misionet diplomatike janë përjashtuar nga vendimi për të hyrë në karantinë.

Ambasadori Heldt ka shkruar se në këtë rast nuk mund të ofroj këshilla, pasi ai vet që nga data 13 mars, nuk është larguar nga Kosova, ashtu si edhe stafi i tij diplomatik,

“Kam frikë se nuk mund të ofroj këshilla praktike për këtë temë. Unë nuk e kam braktisur vendin tim pritës të Kosovës që nga bllokimi i datës 13-të, ashtu edhe si stafi im diplomatik; puna dhe shtëpia jonë janë këtu. Disa që ishin me pushime janë ngecur në Gjermani, asnjëri nuk ka mundur të kthehet deri më tani”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Po ashtu, edhe shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, i ka reaguar deptutetit të AKR-së, Behgjet Pacollit, i cili deklaroi se stafi dhe diplomatët e misioneve në Kosovë, si edhe EULEX janë përjashtuar nga vendimi për të hyrë në karantinë.

Shefi i EULEX-it e demanton Behgjet Pacollin rreth karantinës, polemika vazhdon