Jörn Rohde - Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

Ambasadori gjerman: Certifikimi i kandidatëve është ende në vazhdim, ka mundësi ankese

Ambasadori Gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

“Ne presim që të gjitha institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare”, ka shkruar ambasadori në postimin e tij.

Ai tutje ka thënë se procedurat parazgjedhore, përfshirë edhe certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim.

“Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese. Të gjithë palët e interesuara duhet të respektojnë procesin e duhur dhe rregullat dhe udhëzimet përkatëse të cilat garantojnë zgjedhje të drejta dhe transparente”, ka shkruar Rohde.

Sipas ambasadorit, është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.

Gjatë ditës së djeshme, KGjK njoftoi se në 15 parti politike, nga 28 sa garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ish-ministrja e Drejtësisë nga kjo parti, Albulena Haxhiu janë në mesin e 47 personave të cilët kanë probleme me ligjin.

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në mesin e 47 personave të cilët kanë probleme me ligjin